Buxhetit të Kosovës i janë avulluar më shumë se dy milionë euro.
E tërë kjo është bërë sipas një skeme falsifikimesh e vjedhjes së fjalëkalimeve, shkruan portali arbresh.info
E ministrja Hykmete Bajrami tha se mjete janë të sigurta nga katër transaksionet që u kryen me datën 9 tetor të këtij viti.
Por, a mund të kthehen në tërësi mjetet e vjedhura nga thesari i shtetit.
Për këtë ka folur eksperti i kibernetikës, Mentor Hoxhaj në një intervistë për arbresh.info
Hoxhaj thotë se është e vështirë të kthehen paratë në tërësi, dhe e tërë kjo mund të bëhet vetëm nëse dy milionëshi është bllokuar në sistemin bankar të Kosovës.
“Nuk e besoj që mund të kthehen në tërësi ato, nëse ato kanë arritur të bllokohen në sistemin bankar të Kosovës. Por nëse ato blihen në kriptomonedha atëherë do të jetë e pamundur që të kthehen”, u shpreh Hoxhaj.
Ndërkohë të dyshuarit kryesor në vjedhjen e parave, Labinot Gruda sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Labinot Gruda dyshohet se më 9 tetor 2020 në cilësinë e personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke realizuar transaksione në vlerë prej 2,077,995.90 euro në adresë të një kompanie, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në shumë prej 2,077,995.90 euro./ArditëShkodra/arbresh.info/
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...