Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, investimet e huaja direkte janë bërë përcaktuese për ecurinë e ekonomisë shqiptare.
Në vitin 2016, investimet e huaja në Shqipëri ishin 1 miliard e 124 milionë dollarë. Kjo do të thotë se, një në çdo 3 lekë që investohet në ekonominë shqiptare, tashmë vjen nga jashtë.
Sipas seksionit të tregtisë dhe zhvillimit në OKB, kjo është një nga normat më të larta në vendet e rajonit. Në Bosnje, kapitali i huaj financon vetëm 10 për qind të investimeve totale në ekonomi; në Bullgari 7.8 për qind, ndërsa mesatarja e Europës Juglindore është 26.3 për qind.
Ndikimi i investimeve të huaja në ekonominë shqiptare është rritur sidomos në 5 vitet e fundit. Sipas INSTAT-it, në vitet 2015-2016 investimet, veçanërisht projektet e mëdha me kapital të huaj, si gazsjellësi transadriatik dhe kaskada e Devollit, ishin burimi kryesor i rritjes ekonomike.
Por, shqetësimi më i madh i ekspertëve është se çfarë ndodh pas përfundimit të këtyre dy projekteve. Pak ditë më parë, “Moody’s” paralajmëroi se investimet e huaja në Shqipëri mund të ulen gjatë viteve në vijim, nëse vendi nuk do të forcojë institucionet dhe klimën e biznesit.
Sipas “Moody’s”, kjo do të bënte të mundur diversifikimin e investimeve nga jashtë, veçanërisht në fushat me potencial të madh, si energjia, turizmi, por edhe bujqësia.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...