Maskat kundër infeksionit Covid-19 më bëhen më pak efektive kur lagen në shi, kanë paralajmëruar shkencëtarët e OBSH-së.
Punonjësit shëndetësorë dhe një numër ekspertësh thanë që mbulesat e fytyrës duhet të zavendësohen nëse lagen në shi dhe u kanë bërë thirrje qeveritarëve që t’i japin publikut “udhëzime të qarta” për të mbajtur maska gjatë motit të lagësht, transmeton portal arbresh.info
Në Mbretërinë e Bashkuar, ku shumicën e kohës ka shi, maskat nuk janë të obliguara, megjithatë njerëzit vendosin t’i mbajnë ato për shkak të kujdesit të shtuar gjatë pandemisë.

Tim Spector, një profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College të Londrës, i tha Times: “Do të ishte e dobishme që publikut t’i ipen këshilla të sakta. Maskat duhet të ndryshohen rregullisht, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme në mot të nxehtë dhe të lagësht.”
Sipas udhëzimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të gjithë duhet të “ndryshojnë maskën e fytyrës nëse ajo laget ose nëse është prekur me duar”.
Në mënyrë të ngjashme, udhëzimet e OBSH-së thonë se maskat e fytyrës prej pëlhure duhet të përbëhen nga të paktën tre shtresa të materialit të ndryshëm. Sidoqoftë, shtohet se lagështia mund të rrezikojë këtë mbrojtje./arbresh.info/
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut