Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar një simptomë të re të koronavirusit. Bëhet fjalë për një ndryshim ngjyre dhe enjtje të gishtave të këmbës, që mund të zgjasë me muaj.
Zbulimi u bë nga Liga Ndërkombëtare e Shoqërive Dermatologjike dhe Akademia Amerikane e Dermatologjisë.
Simptoma shfaqet një javë pas infektimit, por janë vënë re edhe raste që problemi te gishtat ndodh edhe një muaj pas prekjes nga Covid-19.
Dr. Esther Freeman tha: “Ka një nënkategori pacientësh të cilët, pasi preken nga koronavirusi, zhvillojnë një inflamacion në gishtat e këmbëve.
Në fillim enjten dhe skuqen, më pas marrin ngjyrë vjollcë. Në shumicën e rasteve, kjo gjendje zgjat 2 javë dhe më pas gishtat kthehen vetë në normalitet”./javanews/
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...