Google ADS

IKSHPK vazhdon me apelin e njëjtë për mbrojtje nga Omicron, “bartni maskat në çdo vend”

14:59 | 6 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, ka bërë thirrje përsëri të mbrohemi nga varianti i ri Covid-19, Omicron.

Për këtë variant ka thënë se po përhapet me shpejtësi. Por ky apel i këtij institucioni i cili është duke u përsëritur që disa ditë kërkon që maskat të mbahen ku do.

Po ashtu IKSHPK ka bërë thirrje edhe për vaksinim.

E që është në kundërshtim me masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, të cila kanë hyrë në fuqi të shtunën, sipas të cilave maska nuk është e obliguar të bartet në ambientet e hapura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale