Dega franceze e IKEA dhe disa ish-drejtues të saj u paraqitën sot në gjykatë me akuzat e spiunimit të paligjshëm të punonjësve dhe klientëve.
Sindikatat e punonjësve raportuan kompaninë tek autoritetet franceze në vitin 2012, duke e akuzuar se përmes mashtrimeve ka mbledhur të dhënat personale, si dhe zbulimin e paligjshëm të të dhënave personale, raporton agjencia AP.
IKEA në Francë, sipas pretendimeve të sindikatës, pagoi për të hyrë në dosjet e policisë që kishin informacion në lidhje me individët e synuar.
Kompania mohoi të spiunonte ndokënd, por prodhuesi suedez i mobilieve shkarkoi katër shefa në Francë, pasi prokurorët hapën një hetim për krimet e vitit 2012.
Dega franceze deklaron se ata po bashkëpunojnë me autoritetet gjyqësore dhe se aktivitete të tilla “minojnë seriozisht vlerat dhe standardet etike të kompanisë”.
Në Francë, IKEA punëson më shumë se 10.000 njerëz që punojnë në 34 dyqane, në një faqe të shitjeve elektronike dhe në një qendër për mbështetjen e klientëve.
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...