Një zjarr i madh u raportua natën e së enjtes në një rafineri nafte në zonën e Los Angelesit, SHBA duke nxitur reagimin e ekipeve të emergjencës.
Pamjet në Los Angeles treguan flakët që dilnin nga dy nga tubacionet dhe një zonë tjetër në rafinerinë Chevron në El Segundo, shkruan NBC News.
Zyrtarët e qytetit të El Segundo njoftuan se zjarri nuk ishte shkaktuar nga flakëzat e djegies së gazrave.
Videot në rrjetet sociale tregojnë një top zjarri që dukej se shpërthente nga objekti dhe flakët që ndriçonin horizontin.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, është informuar për situatën.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...