Një zjarr që ka shpërthyer gjatë ditës së sotme në një ndërtesë në Saarbruecken, ka lënë të vdekur katër persona, ndërsa janë plagosur 23 të tjerë.
Mediat gjermane kanë njoftuar se një person ka pësuar lëndime serioze, pasi ka kaluar përtej flakëve në mënyrë që të shpëtojë jetën, transmeton portali http://arbresh.info
Mediat lokale kanë raportuar se më shumë se njëqind zjarrëfikës janë marrë me rastin.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer në katin e parë ose të dytë dhe më pas është përhapur në të gjithë ndërtesën.
Deri me tani shkaqet e incidentit janë të panjohura.
Ndërtesa që u kaplua nga zjarri është e banuar kryesisht nga njerëz dhe familje që jetojnë me ndihma sociale./arbresh.info/
Tragödie in #Saarbrücken: Mindestens vier Tote bei Wohnhaus-Brand https://t.co/ei1UvOh1ZE pic.twitter.com/LQKK2KAhz9
— Berliner Zeitung (@berlinerzeitung) December 3, 2017
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...