Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina ka prova që Kina po furnizon Rusinë me artileri dhe barut.
Presidenti i Ukrainës pretendon gjithashtu se Pekini po ndihmon në prodhimin e disa lloje armësh në territorin rus.
Kjo vjen pasi Ukraina thotë se ka kapur dy shtetas kinezë duke luftuar në lindje të Ukrainës.
Ai tha se forcat ukrainase janë përballur me gjashtë ushtarë kinezë dhe dy prej tyre janë marrë rob. Lideri ukrainas shtoi se u ka dhënë urdhër zyrtarëve të kërkojnë një sqarim nga Pekini.
Duke folur për çështje të tjera, Zelensky tha gjithashtu se një marrëveshje shumë e pritur për mineralet me SHBA-në mund të nënshkruhet gjatë një takimi online këtë të enjte.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtyrë përpara një marrëveshje që do t’i lejonte SHBA-ve të ndajnë fitimet nga burimet natyrore dhe mineralet kritike të Ukrainës.
Ai e paraqet këtë si një formë shlyerjeje për ndihmën ushtarake të ofruar nga Uashingtoni për Ukrainën gjatë presidencës së mëparshme të Joe Bidenit./abcnews.al
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A