Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në Ankara të enjten, për t’u takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, para nisjes së bisedimeve Ukrainë-Rusi.
Pas aterimit të avionit të tij, presidenti Zelensky ka mbajtur një fjalim të shkurtër në aeroportin Esenboga në Ankara, ku ka thënë se pjesërët e delegacionit që Rusia ka nisur për bisedime, duken si “kukulla”, raporton BBC.
“Zyrtarisht, nuk jam në dijeni të nivelit të përfaqësimit të Rusisë. Por nga ajo që kemi parë, ato duken si kukulla” (rekuizita të palëvizshme), është shprehur Zelensky.
Ai ka shtuar se Ukraina është në kontakt me delegacionin amerikan për bisedimet me Rusinë.
Zelensky ka thënë se Ukraina do të vendosë për hapat e saj të ardhshëm pasi të takohet me presidentin turk Erdogan.
Lideri ukrainas ka deklaruar më parë se nuk merr pjesë në bisedime nëse në tryezë nuk është Putini. Ndërkaq Kremlini e ka konfirmuar të enjten se Putini nuk do të marrë pjesë./koha
Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...
Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë,...
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...
DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me protagoniste në...
Dy gjigantët spanjoll interesohen për shërbimet e Marc Cucur...