Pentagoni ka publikuar dosjen e parë të materialeve të deklasifikuara lidhur me UFO-t, të cilat tashmë zyrtarisht njihen si UAP (fenomene anomale të paidentifikuara).
Këto dosje janë vënë në dispozicion në faqen zyrtare të Pentagonit, në një seksion të posaçëm të dedikuar për studimin dhe dokumentimin e këtyre fenomeneve.
Sipas autoriteteve amerikane, publikimi i materialeve ka për qëllim rritjen e transparencës ndaj publikut.
Në një postim në platformën X, është theksuar se administratat e mëparshme kanë tentuar të diskreditojnë ose dekurajojnë diskutimet mbi UFO-t, ndërsa presidenti Donald Trump është “i përqendruar në ofrimin e transparencës maksimale për publikun”, duke i lënë qytetarët të nxjerrin vetë përfundimet nga informacionet e publikuara.
Sipas CNN, në këtë proces janë përfshirë disa institucione të rëndësishme amerikane, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Drejtorinë e Inteligjencës Kombëtare, Departamentin e Energjisë, NASA-n dhe FBI-në.
Faqja e Pentagonit përmban dokumente mbi UAP-të dhe ka një dizajn të veçantë me stil retro, duke përfshirë fotografi bardhezi të objekteve fluturuese dhe deklarata zyrtare.
Publikimi i parë përfshin gjithsej 162 skedarë, mes të cilëve kabllograme të vjetra të Departamentit të Shtetit, dokumente të FBI-së dhe transkripte nga misione hapësinore të NASA-s.
Në një nga dokumentet e publikuara përshkruhet edhe një intervistë e FBI-së me një pilot droni, i cili në shtator të vitit 2023 kishte raportuar se kishte parë në qiell një “objekt linear” me një dritë shumë të fortë, brenda së cilës, sipas tij, “mund të dalloheshin shirita”, para se objekti të zhdukej papritur.
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...