Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e ftoi në bisedime presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Në një video-deklaratë të postuar në faqen e tij në Facebook, Zelenskiy tha se është i gatshëm të bisedojë me Putinin në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.
“A duhet të bisedojmë? Duhet. Le të bisedojmë se kujt i përket Krimeja dhe kush ndodhet në Donbas”, tha Zelenskiy.
Ai shtoi se do të donte që udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar të ishin të pranishëm në bisedime.
Moska e ka aneksuar ilegalisht gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014.
Shumë shpejt pas aneksimit, Moska ka nisur mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës – në territorin e njohur si Donbas.
Luftimet midis forcave qeveritare dhe separtistëve pro-rusë atje kanë lënë të vrarë rreth 13,000 njerëz qysh në prill të vitit 2014.
Rusia e ka mohuar përfshirjen e saj në konfliktin në Donbas.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë se Kremlini do ta konsiderojë thirrjen e Zelenskiyt për bisedime.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur