Autoritetet amerikane konfirmuan se ka vdekur një policë pasi u qëllua gjatë një ndërhyrjeje për shkak të ngacmimit të raportuar seksual në Louisiana.
Oficeri i policisë, William Collins u qëlluar për vdekje gjatë një operacioni policor në një shtëpi në Doyle, ku u raportua për ngacmim, raporton foxnews.
Collins, i cili ishte zëvendës sherifi i Qarkut Webster, ishte oficeri i parë i policisë që arriti në vendin e ngjarjes ku u godit në një shkëmbim zjarri me sulmuesin.
Policia nuk dha më shumë detaje rreth sulmuesit, as identitetin e tij, por vetëm tha se u transferua në spital dhe është në rrezik për jetën.
Policia e Shtetit të Luizianës u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë larg nga skena e krimit, ku agjencitë e shumta të zbatimit të ligjit po kryejnë hetime.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...