Gjykata në qytetin Nara ka dënuar me burgim të përjetshëm Tetsuya Yamagamin, autorin e vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe në vitin 2022. Vendimi u dha më shumë se tre vjet pas atentatit që tronditi Japoninë dhe opinionin ndërkombëtar.
Yamagami, 45 vjeç, kishte pranuar fajësinë për vrasjen e Abe gjatë një mitingu elektoral, në një vend ku dhuna me armë është jashtëzakonisht e rrallë. Prokuroria e cilësoi krimin si të paprecedentë në historinë e pasluftës së Japonisë dhe kërkoi dënim të përjetshëm, duke theksuar pasojat e rënda shoqërore dhe politike.
Sipas autoriteteve, motivi i vrasjes lidhej me kundërshtimin e Yamagamit ndaj Kishës së Unifikimit dhe lidhjeve të saj me politikën japoneze. Rasti nxori në pah marrëdhëniet mes kësaj organizate dhe dhjetëra ligjvënësve të Partisë Liberaldemokrate, duke shkaktuar zemërim publik dhe tronditje politike, shkruan AlJazeera.
Në Japoni, burgimi i përjetshëm parashikon mundësinë e lirimit me kusht, por ekspertët theksojnë se shumica e të dënuarve me këtë masë vdesin në burg.
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka