Një numër i madh i qytetarëve në Britani të Madhe që votuan për daljen e vendit nga Bashkimi Europian nuk besojnë se qeveria është e fuqishmë mjaftueshëm për të vazhduar negociatat për Brexit.
Bisedimet e ngadalta dhe pa rezultate nga ana e Brukselit dhe qeverisë së Britanisë së Madhe, kanë ndërlikuar shumë punën e daljes së Britanisë nga BE-ja, transmeton portali arbresh.info
Shqetësime kanë filluar të ngrihet edhe mbi marrëveshjen e tranzicionit, që mund të zvarriten deri pas vitit 2019 dhe që do të detyrojnë Britaninë të paguajë deri në 30 miliardë dollarë për të dalë nga BE-ja.
Sipas një hetimi të kryer nga Financial Times, qytetarët e Britanisë së Madhe janë shprehur spektikë në lidhje me punën e qeverisë për dajlen e vendit nga BE-ja.
Ata kanë theksuar se qeveria është duke kryer negociata të ngadalshme dhe po tregohet e pafuqishme.
Gjatë raundit të fundit të bidesimeve, Brukseli ka kërkuar nga Londra që të jetë më e qartë në paraqitjen e dokumentave, ndërsa shqetësim tjetër është paraqitur fati i qytetarëve të BE-së që vazhdojnë të punojnë dhe të jetojnë në Britani të Madhe./arbresh.info/
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...