“Motra e vogël e Mbretëreshës së Holandës ka vdekur në shtëpinë e saj në kryeqytetin argjentinas”, kanë njoftuar mediat lokale.
Ines Zorreguieta humbi jetën në moshën 33 vjeçare pasi u vetëvra. Thuhej se ajo vuante nga depresioni, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Ajo ka punuar si nëpunëse civile në Buenos Aires. Ajo ishte shoqëruese e dasmës në martesën e motrës së saj, Maxima me Willem-Alexander në vitin 2002 dhe u bë kumbara për vajzën e tyre më të vogël, princesha 11-vjeçare Ariane.
“Mbretëresha Maxima u trondit dhe u mërzit për vdekjen e motrës së saj”, njoftoi shtëpia mbretërore.
Ajo ka anulluar angazhimet e saj të ardhshme, duke përfshirë një vizitë shtetërore në Estoni, Letoni dhe Lituani, të cilat Mbreti Willem-Aleksandër do t’i shikojë i vetëm.
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...