Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa deklaroi sot në Konferencën e Ambasadorëve të Bashkimit Evropian 2026 se BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm.
“Bashkimi Evropian është një projekt pajtimi dhe paqeje. Këto vlera janë të lidhura ngushtë me zgjerimin, duke e bërë atë investimin më të mirë gjeostrategjik që mund të bëjmë për të ardhmen tonë”, tha ai.
Costa u shpreh se që në ditën e parë të mandatit të tij e ka bërë zgjerimin një nga prioritetet e tija kryesore.
“Si strategjia më e suksesshme afatgjatë e Evropës, ai forcon demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Ai zgjeron hapësirën tonë të vlerave të përbashkëta, të mirëqenies së përbashkët dhe të përgjegjësisë së përbashkët”, tha Costa.
Costa nënvizoi se, aplikimi i Ukrainës për anëtarësim ka sjellë një dinamikë të re, një shtysë të re për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ky moment nuk kufizohet vetëm te Ukraina, por shtrihet edhe te Moldavia dhe te të gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e tyre është brenda Bashkimit Evropian, me një proces anëtarësimi të bazuar në meritë, që garanton standardet më të larta për të gjithë”, theksoi ai.
Costa u shpreh se, për ta bërë zgjerimin realitet në vitet që vijnë, duhet të ndërmerren hapa vendimtarë.
“Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment. Duhet të respektojmë parimin e meritës, por edhe të veprojmë me ndjenjën e urgjencës”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suhare...
Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kan...
Ra nga kati i parë i shtëpisë, ndërron jetë në QKUK një grua...
Dërgohet pa shenja jete një 44-vjeçare në urgjencën e Poduje...
Mashtrim online në disa shtete, arrestohen dy persona në Pri...
Përleshje me thikë në Prishtinë, tre persona në mbajtje