Një 40-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me motor në aksin rrugor Berat- Roshnik.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se 40-vjeçari, teksa drejtonte motorin, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
“Rreth orës 18:30, në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, shtetasi S. R., 40 vjeç, banues në Duhanas, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin kullues anës saj. Si pasojë e përplasjes 40-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje