Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Sipas raportimit të Marca, ende ka bileta në shitje për supersfidën e nesërme mes Real Madrid dhe Manchester City, ndeshje që do të luhet në stadiumin Santiago Bernabéu.
Bëhet fjalë për përballjen e parë të fazës së 1/16-s së finales në UEFA Champions League.
Në vitet e kaluara, kur këto dy skuadra janë përballur mes vete, biletat zakonisht shiteshin brenda pak orësh ose ditësh nga momenti i daljes në treg. Këtë herë situata është ndryshe, pasi aktualisht ka ende bileta të disponueshme në pothuajse të gjitha kategoritë e çmimeve.
Sipas mediave spanjolle, arsyeja kryesore lidhet me pakënaqësinë e tifozëve madrilenë ndaj formës aktuale të ekipit. Shumë prej tyre nuk janë të bindur se skuadra mund ta kalojë këtë raund përballë kampionëve të Anglisë.
Gjithashtu, “Los Blancos” pritet të hyjnë në këtë ndeshje me mungesa të rëndësishme.
Në mesin e lojtarëve që mund të mungojnë përmenden emra si Kylian Mbappé, Jude Bellingham dhe Rodrygo.
Këto mungesa kanë bërë që një pjesë e tifozëve të mendojnë se gjasat e Real Madridit për të eliminuar Manchester Cityn nuk janë shumë të mëdha, gjë që ka ndikuar edhe në kërkesën më të ulët për bileta për këtë superpërballje./Arbresh.info
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit