Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar dështimin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke kritikuar keqinterpretimet e kryeministrit Albin Kurti mbi qëndrimin e partisë së saj.
Në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, Çitaku tha se PDK-ja nuk ka kërkuar asnjë marrëveshje “blanko” me Vetëvendosjen, por një marrëveshje parimore për të dalë nga cikli i krizave politike.
“Zoti Kurti bëri një keqinterpretim të qëllimshëm të çështjes. PDK-ja nuk ka kërkuar marrëveshje blanko. Ne kemi kërkuar një marrëveshje parimore. Nuk kemi shkuar në tryezë për pazare, as për inate apo për të përmbushur ego personale. Në tryezë kemi shkuar për të ofruar një zgjidhje dhe për të dalë nga ky cikël i pafund i krizave, në të cilin jemi futur tash e gati dy vite. Kryetari Hamza ia ka thënë Kurtit se jemi të gatshëm të propozojmë një kandidat, por nuk kemi diskutuar emra ekskluzivisht partiakë,” tha ajo.
Çitaku shtoi se do të ishte e pandershme të flitej për emra të veçantë në publik pa pasur dakordimin paraprak të PDK-së për kandidaturën.
“Ky do të ishte hapi i parë. Më pas do të uleshim për të diskutuar kriteret, cilësitë dhe specifikat e kandidatëve në fjalë. Situata aktuale ka ardhur për shkak të mungesës së vullnetit politik nga shumica,” përfundoi ajo.
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...