Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të shfuqizojnë marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin.
“Ky vendim është duke ngritur një hendek mes Europës dhe SHBA-ve, duke sjellë europianët më pranë Rusisë dhe Kinës”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, transmeton portali arbresh.info
Gabriel në mënyrë të përsëritur ka dalë kundër hapit të mundshëm të Trump.
“Është e domosdoshme që Europa të bashkohet me këtë çështje”, tha Gabriel. “Ne duhet t’u tregojmë amerikanëve se sjellja e tyre në çështjen e Iranit do të na shtyjë neve europianëve që të pozicionohemi në një rresht me Kinën dhe Rusinë kundër SHBA-ve”.
Trump pritet të zbulojë vendimin e tij mbi marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me Iranin të nënshkruar në vitin 2015, gjatë kësaj jave. Ai e ka quajtur këtë marrëveshje “siklet” dhe “marrëveshja më e keqe që është bërë ndonjëherë”./arbresh.info/
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...