Bashkimi Europian ka kaluar një ligj kontravers për të drejtën e autorit, që sipas opozitarëve mund të ndryshojë mënyrën e funksionimit të internetit.
Pakoja e reformave përfshin rregulla që mund të detyrojnë kompanitë teknologjike të ndalojnë së krijuari ‘meme’ nga çdo fotografi që hasin në internet, transmeton lajmi.net.
Mbështetësit pretendojnë se rregullat janë të nevojshme për të siguruar që kompanitë muzikore dhe mediet elektronike të paguhen për përmbajtjen që kompanitë e teknologjisë shpërndajnë.
Por kundërshtuesit e kësaj fryme, që u bashkuan me ato firma të teknologjisë për të kundër-argumentuar se kjo gjë mund të ndryshonte mënyrën e funksionimit të internetit dhe të shkatërronte disa nga parimet themelore të saj.
Ligji u votua me 348 vota për dhe 274 kundër, gjersa pati 36 abstenime.
Kompanitë teknologjike kanë ngritur zërin kundër këtyre rregullave. Për shembull, YouTube tha se mund të detyrohej të ndalonte miliona njerëz nga ngarkimi i videove.
Megjithatë, rregulloret e reja nuk i detyrojnë kompanitë teknologjike të futin filtra të tillë ose të ndalojnë evropianët nga ngarkimi ose përfshirja në përmbajtje.
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...