Ambasadori gjerman në Kinë, Jan Hecker, ka vdekur papritur në moshën 54 -vjeçare, pas vetëm disa javësh në pozitën e tij të re, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të Ambasadës gjermane të hënën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hecker kishte punuar si këshilltar i politikës së jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel para se të merrte postin e tij si ambasador në Pekin më 24 gusht.
“Ne jemi thellësisht të trishtuar dhe të tronditur kur mësuam për vdekjen e papritur të ambasadorit gjerman në Kinë”, ka thënë të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane. “Zemrat tona janë me familjen e tij dhe miqtë dhe kolegët e tij në këtë kohë”.
Rrethanat rreth vdekjes së diplomatit nuk janë bërë të ditura.
Hecker mori postin e tij si ambasadori i 14-të gjerman në Kinë në fund të gushtit.
Para emërimit të tij, ai shërbeu si Drejtor i Departamentit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Zhvillimit dhe kishte qenë këshilltar i politikës së jashtme të Angela Merkel që nga viti 2017, tha ambasada në Pekin në llogarinë e saj zyrtare në Weibo.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...