Numri i të vdekurve në Francë nga Covid-19 tani ka kaluar 10,000m me 607 pacientë që kanë vdekur nëpër spitale në 24 orët e fundit, sipas drejtorit gjeneral të shëndetit.
Duke konfirmuar shifrat e fundit, Jerome Salomon tha që totali prej 7,091 personave kanë vdekur në spitalet franceze nga 1 marsi, me një përqindje prej 80, ishin të moshës 70 vjeçare e lartë, transmeton portali arbresh.info.
820 vdekje të tjera janë regjistruar në 24 orët e fundit nëpër shtëpitë e pleqve dhe institucionet e tjera mjekësore.
1.427 vdekjet e reja të regjistruara nga Franca shënojnë një rekord të ashpër të përditshëm për vendin.
Në përgjithësi, 7.091 vdekje janë regjistruar në spitale dhe 3,237 të tjera në shtëpi pleqsh, që do të thotë gjithsej 10.328 vdekje nga fillimi i shpërthimit në Francë./arbresh.info/
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...