Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë se të mbetesh pa nanë

13:08 | 18 Prill 2026
R J

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka humbur nënën.

Njoftimin, Totaj e bëri përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim në zemër njoftoj familjarët, shokët, miqtë e dashamirët se në moshën 96 vjeçare, sot më 18 Prill në mëngjes nana u nda nga jeta”.

“Nuk paska moment më të vështirë se të mbetesh pa nanë”, shkroi Totaj.

Ai tha se varrimi i të ndjerës bëhet të dielën, 19 prill, në orën 13:00 me drekë, teksa xhenazja falet në Xhaminë e Terzimahallës afër gjimnazit.

Totaj tha se e pamja mbahet 3 ditë, nga data 20 – 22 nga ora 9:00 deri në 16:00 në Hotel Theranda në Prizren.