“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh paralajmërues Arsenalit

12:26 | 18 Prill 2026
E.K

Erling Haaland beson se përvoja në fitimin e trofeve e Manchester Cityt mund të jetë vendimtare para përballjes së madhe në Ligën Premier kundër Arsenal.

Sulmuesi norvegjez thekson se City mbetet “i uritur për më shumë” ndërsa gara për titull hyn në fazën vendimtare të sezonit.

Manchester City i drejtohet këtij dueli potencialisht vendimtar ndaj skuadrës së Mikel Arteta duke e ditur se një fitore mund t’i ngjisë në krye të tabelës.

Nëse skuadra fiton ndaj Arsenalit dhe më pas siguron tre pikë kundër Burnley, kampionët aktualë do të merrnin kontroll të fortë mbi garën për titull.

Pavarësisht ardhjes së disa lojtarëve të rinj, bërthama e skuadrës mbetet e njëjtë dhe përbëhet nga lojtarë me eksperiencë të madhe në fitimin e trofeve. Haaland është pjesë e kësaj bërthame dhe shprehet optimist se skuadra mund të përsërisë sukseset edhe këtë sezon.

Duke folur para ndeshjes, ai theksoi se kultura e fitoreve në klub ndikon fuqishëm në mentalitetin e skuadrës dhe mënyrën si ata përballen me ndeshjet e mëdha.

Guardiola: City kundër Arsenalit është në fakt një finale titulli

“Përvoja në fitimin e trofeve? Po. Kemi shumë lojtarë të rinj dhe disa që kanë qenë këtu prej disa vitesh”.

“City është një klub ku duhet të vish dhe të fitosh trofe. Sapo fituam një trofe para disa javësh, gjë që ishte një ndjenjë e mirë. Duhet ta ndërtojmë mbi këtë”.

“Ndeshja e fundit kundër Chelsea ishte shumë e mirë për ne. Filluam pak dobët, por përfunduam shumë fuqishëm. Po ecim mirë dhe jemi të uritur për më shumë”, ka thënë ai./Telegrafi/