Google ADS

Vatikani jep detaje për shëndetin e Papës: Kaloi një natë të qetë

13:55 | 23 Shkurt 2025
E.H

Papa Françesku ka kaluar një natë të qetë dhe ka pushuar, pas problemeve dhe gjendjes kritike që kishte gjatë së shtunës.

Këtë e konfirmon Vatikani që përditëson vazhdimisht informacionet për shëndetin e Atit të Shenjtë.

Papa u përshkrua si më i sëmurë se të premten dhe ka marrë transfuzion gjaku pasi vuan nga një krizë e zgjatur e frymëmarrjes si astma.

88-vjeçari po trajtohet për pneumoni në të dyja mushkëritë në spitalin Gemelli në Romë. Transfuzioni i gjakut u konsiderua i nevojshëm për shkak të një numri të ulët të trombociteve, që lidhet me aneminë, tha Vatikani, transmeton A2cnn.

Kardinali Pietro Parolin ka nxjerrë një deklaratë për t’ju përgjigjur disa zërave që po përhapeshin për një dorëheqje të mundshme të Papa Françeskut.

“Gjithçka më duket si spekulim i kotë. Tani po mendojmë për shëndetin e Atit të Shenjtë, shërimin e tij, kthimin e tij në Vatikan: këto janë të vetmet gjëra që kanë rëndësi”, nënvizoi kardinali.

Shpërndaje në rrjete sociale