Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shpëtuar një pasagjer në një fluturim të kompanisë zvicerane nga Zyrihu për në Bruksel, i cili kishte probleme të rënda shëndetësore, duke i dhënë ndihmën e parë.
Von der Leyen, e cila me profesion është mjeke, iu përgjigj thirrjes së ekuipazhit të fluturimit, i cili zakonisht në situata të tilla pyeste nëse ndonjë nga pasagjerët mund të ndihmonte një person që kishte probleme të rënda shëndetësore.
Ajo vazhdoi të jepte ndihmën e parë derisa avioni zviceran bëri ulje në Bruksel, ku mjeku i urgjencës mori përsipër pacientin.
Zëdhënësja e BE-së konfirmoi për Bild se presidentja e Komisionit Evropian i dha ndihmën e parë një pasagjeri që u sëmur në avion./abcnews.al
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin