Frika për përhapjen e koronavirusit ka shkaktuar dhunë në Ukrainë. Qindra protestues kanë sulmuar autobusët që transportonin personat e ardhur nga Kina të cilët dyshohen për koronavirus.
Demonstruesit në fshatin Novi Sanzhary në rajonin qendror të Poltava u përleshën edhe me policinë ku kanë djegur goma e kanë bllokuar rrugët e zonës. Autokolona të shumta policie shoqëronin autobusët që kishin brenda rreth 70 persona të evakuuar nga Kina dhe që do të mbyllen në një karantinë.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Presidenti Volodymyr Zelensky i cili u bëri thirrje protestuesve të shfaqin ndjeshmërin e tyre dhe jo agresivitetin.
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se një email i rremë ku pretendohej se ishte nga Ministria e Shëndetësisë thoshte se disa të evakuuar ishin të infektuar me koronavirus, shkruan BBC.

Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...