Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i dhënë fund luftës me Rusinë duke theksuar se është e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive me Uashingtonin në këtë drejtim.
”Presidenti ukrainas ka marrë zyrtarisht një projektplan nga Shtetet e Bashkuara që, sipas vlerësimit amerikan, mund të rifillojë procesin e diplomacisë”, njoftoi presidenca në Telegram.
Ajo shtoi se presidenti Volodymyr Zelensky planifikon të diskutojë në ditët e ardhshme me homologun amerikan, Donald Trump, për mundësitë diplomatike të disponueshme dhe pikat kryesore të nevojshme për paqen.
”Jemi të gatshëm të punojmë në mënyrë konstruktive me palën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë dhe në mbarë botën për të arritur paqen”, shtoi njoftimi.
Një zyrtar i lartë, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se Ukraina kishte marrë një propozim amerikan për t’i dhënë fund mbi tre viteve konflikt.
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...