Udhëheqësit e BE-së dhe të Kinës do të takohen për një samit të parë pas dy vitesh në Bruksel, për të diskutuar çeshtjen e Ukrainës dhe ndihmës së Kinës ndaj Rusisë, raporton The Guardian.
Presidentët e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, do të zhvillojnë bisedime virtuale me kryeministrin kinez Li Keqiang dhe me presidentin Xi Jinping.
Një zyrtar i BE-së vuri në dukje se mbi një e katërta e tregtisë globale të Kinës është importuar në Europë dhe Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, kundrejt vetëm 2.4% në Rusi.
“A do të zgjatet kjo luftë apo do të punojmë së bashku për t’i dhënë fund kësaj lufte? Kjo është pyetja thelbësore për samitin”, tha zyrtari.
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi përsëriti thirrjen e Kinës për bisedimet e paqes këtë javë./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...