Anija turke Oruc Reis që kërkon për rezerva të gazit natyror në det, do të qëndrojë në Mesdheun Lindor edhe për 90 ditë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Cavusoglu, në një intervistë për median turke A Haber.
Ky vendim i Turqisë vjen një ditë pasi Bashkimi Europian paralajmëroi sanksione ndaj saj për shkak të incidenteve që po shkakton me Greqinë. Por mesa duket Ankaraja nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkimet në det, sikurse e kishte paralajmëruar edhe Presidenti Erdogan.
Ministri Cavusoglu vuri në dukje se shqetësimi i tyre është zgjerimi i mundshëm i Greqisë në ujërat e Egjeut, ndërsa theksoi se Ankaraja qëndron indiferente për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, një çështje që ka ngjallur debate në Shqipëri.
Greqia vepron si dëshiron aty ku ka të drejta. Kjo nuk na intereson. Por, në Egje nuk mund t’i zgjasë kufijtë me 12 milje. Kjo do të përbënte shkak për luftë. Ne nuk do ta lejojmë Greqinë të zgjerohet nga 6 në 12 milje në det. Kjo të jetë e qartë, theksoi ministri i Jashtëm turk./lajm/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...