Turqia e Rusia bëjnë thirrje për armëpushim në Libi

15:50 | 8 Janar 2020

Në një deklaratë të përbashkët ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu dhe homologu i tij rus Segei Lavrov kanë bërë thirrje për armëpushim në Libi.

Ata thonë se armëpushimi do të hyjë në fuqi nga 12 janari në orën 00:00, transmeton portali arbresh.info.

Por nuk dihet ende nëse rivali i qeverisë së mbështetur nga OKB-ja në Tripoli, gjenerali Khalifa Haftar a do të zbatojë këtë armëpushim.

Turqia dhe Rusia janë pajtuar për një zgjidhje paqësore në tensionet e përshkallëzuara në Gjirin Persik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara