Nën udhëzimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Turqia dërgoi në Indi 630 tuba oksigjeni, 5 gjeneratorë për oksigjen, 50 respiratorë dhe 50.000 kuti ilaçesh të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke.
Dy avionë ushtarak të Turqisë që mbanin ndihma mjekësore është nisur nga Ankaraja për në kryeqyetin e Indisë, New Delhi, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency.
Avioni ushtarak A400M i Ministrisë së Mbrojtjes u ngarkua me pajisje të ndihmës mjekësore dhe u nis drejt Indisë nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara.
Mbi kutitë e ndihmës së dërguar kishte edhe mbishkrime në gjuhën turke, indiane dhe angleze me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi, “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”, si dhe “Me dashuri nga Turqia për popullin e Indisë”.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Ibrahim Altan, tregoi se dërgesa e ndihmave është bërë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare.
Turqia më parë ka dërguar ndihma mjekësore edhe në vendet e Ballkanit, në mesin e tyre në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, si dhe në SHBA, Britani të Madhe, Spanjë, Itali dhe në shumë vende të tjera.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...