Turqia ka bllokuar disa trajnime ushtarake dhe punë të tjera me ‘vendet partnere’ të NATO-s, pasi marrëveshjet diplomatike mes Turqisë dhe disa shteteve të BE-së janë përshkallëzuar.
Megjithatë, Turqia nuk ka dhënë ndonjë koment mbi ngjarjen, por burime të Reuters kanë bërë të ditur se është bllokuar program i NATO-s 2017, transmeton portali arbresh.info.
Turqia vazhdon të mbetet e zemëruar me disa vende të Europës perëndimore pasi ato ndaluan mitingjet politike pro referendumit që do të mbahet me 16 prill.
Gjermania, Austria, Holanda dhe Zvicra janë vende që i thanë ‘jo’ Erdoganit, ndërsa ky i fundit i quajti dy vendet të BE-së si ‘mbetje naziste’.
Një zyrtar i NATO-s tha se veprimi i Turqisë synonte edhe ‘goditjen’ ndaj Austrisë, e cila nuk është anëtare e aleancës, por vetëm vend partner.
Vitin e kaluar Austria ka qenë kritike e madhe e politikave të Turqisë, duke i bërë thirrje edhe Bashkimit Europian për t’i dhënë fund negociatave për anëtarësimin e saj në bllok.
Ministria e Mbrojtjes në Austri e ka konfirmuar bllokadën nga Turqia, duke thënë se një vendim i tillë nuk ka efekt të menjëhershëm, por mund të sjell probleme në vazhdim./Arbresh.info
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...