Katër anëtarë të grupit terrorist ISIS, janë arrestuar për dyshime se po planifikonin sulm kundër ambasadës amerikane në Turqi.
Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, ata janë arrestuar gjatë një operacioni anti-terrorisëm në qytetin e Samsunit, transmeton portali arbresh.info
Ambasada e SHBA-ve në Turqi do të mbetet e mbyllur për shkak të një kërcënimi të sigurisë.
Prokurorët në Ankara kanë lëshuar urdhër arrest për 20 persona, që dyshohet se janë anëtarë të ISIS-it.
Burimeve të mediave turke, kanë deklaruar se të dyshuarit e arrestuar, me shtetësi irakiane, po rekrutonin anëtarë për grupin terrorist dhe se ishin në kontakt me zonat e konfliktit./arbresh.info/
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës