Një incident i frikshëm e vdekjeprurës ka ndodhur në Turqi ditën e sotme, ku një tren pasagjerësh ka dalë papritur nga shinat.
Deri më tani mësohet se të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 73 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu.
Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyup Gumus, ka bërë të ditur se vazhdon transferimi i të plagosurve nga toka the ajri në spitalet në Stamboll dhe Tekirdag.
“Sipas vlerësimeve të para 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 73 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë punimet tona në lidhje me incidentin” thote ai.
Gumus ka treguar se në vendin e ngjarjes tani ndodhen rreth 100 autoambulanca.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin