Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mund të shkojë në Stamboll të premten nëse bisedimet e paqes në Ukrainë shënojnë përparim sot.
Duke folur nga Katari, gjatë vizitës së tij katër-ditore në Lindjen e Mesme, Trumpi ka thënë se shpreson se Rusia dhe Ukraina mund të “bëjnë diçka” pasi lufta “duhet të ndalet”.
“Ne do të donim të shihnim fundin dhe mendoj se kemi një shans për ta bërë këtë”, është shprehur Trump.
Një ditë më parë, presidenti amerikan ka deklaruar se do të shqyrtonte shkuarjen në Stamboll, nëse edhe Putini bëhet pjesë e bisedimeve.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...