Presidenti amerikan, Donald Trump ka mohuar se është larguar herët nga një samit i udhëheqësve të G7 në Kanada për të punuar për një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit në një postim në rrjetet sociale në të cilin ai gjithashtu ironizoi me presidentin francezm Emmanuel Macron duke e quajtur “kërkues publiciteti”.
Trump tha se presidenti francez “nuk kishte ide” pse po kthehej në Washington dhe se arsyeja ishte “shumë më e madhe” sesa një armëpushim. Më parë, Macron kishte sugjeruar se Trump kishte bërë një “ofertë” armëpushimi.

Kërkues publiciteti Presidenti Emmanuel Macron i Francës tha gabimisht se unë u largova nga Samiti i G7, në Kanada, për t’u kthyer në D.C. për të punuar për një “armëpushim” midis Izraelit dhe Iranit. Gabim!
Ai nuk ka ide pse unë jam tani duke shkuar në Washington, por sigurisht që nuk ka të bëjë fare me një Armëpushim. Shumë më e madhe se kaq. Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon.
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...