Duket se do të përsëritet shumë shpesh kapja në befasi e administratës dhe aparatit diplomatik nga Potus (siç njihet presidenti i SHBA-ve).
Donald Trump ka ftuar presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte në SHBA pa ju treguar atyre, transmeton portali arbresh.info.
Dy presidentët kundërthënës kishin një bisedë “shumë miqësore” përmes telefonit të shtunën, në të cilën presidenti Trump ngriti mundësinë për një takim mes dy liderëve “për të diskutuar rëndësinë e aleancës SHBA-Filipine”.
Si Këshilli i Sigurimit Kombëtar dhe Departamenti i Shtetit u kapën në befasi nga veprimi, pasi thirrja telefonike ishte një nga shumë të tilla të bëra të shtunën me udhëheqësit në Azinë Juglindore, përfshirë kryeministrat e Singaporit dhe Tajlandës.
Duterte dhe Trump ndajnë një prirje për retorikën e zhurmshme dhe projektimin e një imazhi të fuqishëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për terrorizmin islamik dhe politikën e drogës./Arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...