Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se po pret një letër personale nga udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe se ka besim që letra do të jetë “shumë pozitive”.
Trump tha për mediet gjatë fluturimit me avionin e tij të posaçëm për në Dakotën e Veriut, se Koreja e Veriut ia dorëzoi letrën të enjten Sekretari amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në kufirin mes dy Koreve. Ai gjithashtu tha se deklarata e fundit e Koresë së Veriut për ShBA-në dhe denuklearizimi i Gadishullit kanë qenë shumë pozitive dhe bisedimet midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut kanë arritur shumë rezultate, përcjell Telegrafi.
Kohët e fundit dialogu midis Koresë së Veriut dhe SHBA-së është ngadalësuar. Më 24 gusht, Trump njoftoi papritmas anulimin e vizitës së Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Korenë e Veriut. Prej asaj kohe, SHBA-ja dhe Koreja e Veriut kanë “folur” vazhdimisht nga distanca e largët.
Më 5 shtator, Kim Jong Un u takua me të dërguarin e presidentit të Korenë e Jugut në Penian, duke riafirmuar vendosmërinë e Koresë së Veriut për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean dhe për të arritur një konsensus me palën koreanojugore në agjendën përkatëse për Samitin e Koreve që do të mbahet këtë muaj në Penian. Trump shprehu të mërkurën vlerësimin e tij në rrjetet sociale për Kim Jong-un si dhe gatishmërinë e tij për të punuar me Penianin për nxitjen e denuklearizimit të Gadishullit Korean. /Telegrafi/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...