Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai mund ta vizitojë Kinën së shpejti, paralajmërim që vjen në një kohë kur tensionet tregtare dhe të sigurisë janë të larta.
“Presidenti [i Kinës, Xi Jingping] më ka ftuar në Kinë dhe ne ndoshta do ta realizojmë këtë vizitë në një të ardhme jo shumë të largët”, tha ai për gazetarët në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
“Jo menjëherë, por as shumë larg. Më kanë ftuar shumë njerëz dhe ne do t’i marrim këto vendime shumë shpejt”, shtoi ai.
Agjencia Reuters ka raportuar, duke u thirrur në dy burime, se ndihmësit e Trumpit dhe Xisë kanë diskutuar për një takim të mundshëm mes udhëheqësve gjatë një udhëtimi në Azi që Trump do të realizojë më vonë gjatë këtij viti. Por, këto raportime nuk janë konfirmuar nga pala kineze e as amerikane.
Trump i bëri komentet për takimin me Xinë gjatë një takimi me presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., aleat kyç në Paqësor, i cili sipas Trumpit me sukses është larguar nga ndikimi i Kinës.
Trump ka synuar të ulë tensionet me Pekinin në javët e fundit, pasi janë pezulluar tarifat e ndërsjella tregtare, që ka tronditur tregtinë dhe zinxhirët globalë të furnizimit.
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...