Trump në letrën e tij shpreh dëshirën për krijimin e marrëdhënieve të mira me Korenë e Veriut dhe ka propozuar bashkëpunim lidhur me luftën kundër Covid-19.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një letër dërguar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un i bën thirrje për bashkëpunim në luftën kundër koronavirusit të ri (Covid-19).
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, e cila bazohet në lajmin e agjencisë zyrtare koreanoveriore të lajmeve KCNA, thuhet se Trump në letrën e tij shpreh dëshirën për krijimin e marrëdhënieve të mira me Korenë e Veriut dhe ka propozuar bashkëpunim lidhur me luftën kundër Covid-19.
Ky hap i Trumpit është mirëpritur nga Qeveria e Phenianit.
Më tej thuhet se letra është një shembull i mirë i marrëdhënieve të vendosura mes liderëve, por se nuk duhet nxitim që kjo të interpretohet si pozitive nga pikëpamja e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndërkohë mësohet se nga Shtëpia e Bardhë nuk është dhënë ende një deklaratë lidhur me çështjen.
Në Korenë e Veriut deri më tani nuk është njoftuar ndonjë rast me Covid-19, por pretendohet se mijëra njerëz mbahen nën mbikëqyrje mjekësore kundër përhapjes së virusit./AA/
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...