Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e Ebolës në lindje të Republikës Demokratike të Kongos një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.
Sipas OBSH-së, deri tani janë raportuar rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 viktima në provincën Ituri. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se numri real i të infektuarve mund të jetë më i lartë, ndërsa ekziston rrezik i shtuar për përhapje të mëtejshme.
Virusi i identifikuar është lloji Bundibugyo, për të cilin aktualisht nuk ka vaksinë apo trajtim të miratuar. Tetë raste janë konfirmuar në laborator, ndërsa rastet e dyshuara janë regjistruar në disa zona, përfshirë qytetin Bunia dhe zonat minerare Mongwalu dhe Rwampara. OBSH konfirmoi gjithashtu se virusi ka kaluar kufirin, pasi dy raste janë raportuar në Ugandë. Një 59-vjeçar në vendin fqinj humbi jetën pasi rezultoi pozitiv me Ebola.
Agjencia ndërkombëtare u bëri thirrje autoriteteve në RD të Kongos dhe Ugandë të forcojnë monitorimin, izolimin e rasteve dhe masat parandaluese për të frenuar përhapjen. Megjithatë, OBSH theksoi se nuk rekomandohet mbyllja e kufijve apo kufizimi i udhëtimeve dhe tregtisë, pasi masa të tilla “nuk kanë bazë shkencore”.
Ebola u zbulua për herë të parë në vitin 1976 në territorin e sotëm të Republikës Demokratike të Kongos. Sëmundja përhapet përmes kontaktit me lëngjet trupore dhe shkakton ethe të larta, gjakderdhje dhe dëmtime të organeve.
Ky është shpërthimi i 17-të i Ebolës në vend. Shpërthimi më i rëndë u regjistrua mes viteve 2018-2020, kur humbën jetën afro 2,300 persona.
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë
Numërohen mbi 90 për qind të votave, LDK kryeson në vetëm n...
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK