Presidenti amerikan Donald Trump ia ka shtyrë udhëtimin në Bruksel, Afganistan e Egjipt kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, duke cituar mbylljen e pjesshme të qeverisë.
“Jam e sigurt që do të pajtoheni që shtyrja e kësaj ngjarjeje të marrëdhënieve me publikun është totalisht gjëja e duhur”, tha Trump në një letër, transmeton portali arbresh.info.
Zonja Pelosi i kërkoi z. Trump që të shtynte fjalimin e tij para Unionit, duke cituar si shkak bllokimin politik.
Veprimi i z. Trump erdhi në ditën e 27 të një mbyllje të pjesshme të qeverisë amerikane.
Anulimi i udhëtimit të z. Trump u shfaq më pak se një orë përpara se drejtuesi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të ishte planifikuar të largohej të enjten pasdite, thonë mediat amerikane./Arbresh.info/
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...
Molliqaj: Sa më i madh numri i votuesve, aq më e madhe demok...
LDK u bën thirrje qytetarëve të dalin në votime: Çdo votë ka...
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...