Presidenti amerikan, Donald Trump, i është përgjigjur raportimeve mbi rishfaqjen e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, për të cilin flitej se kishte vdekur.
Përmes mediave sociale, Trump tha: “Unë jam i lumtur që ai është gjallë, shëndosh dhe mirë”, transmeton portal arbresh.info

Për shkak të mungesës së Kim Jong-un në festën më të rëndësishme të Koresë Veriore, në ditëlindjen e gjyshit dhe themeluesit të vendit, mediat ndërkombëtare raportuan se ai mund të kishte vdekur.
Megjithatë, gjatë kësaj jave, media shtetërore e Koresë Veriore raportoi se Kim Jong-un kishte marrë pjesë në përfundimin e një fabrike të plehrave në veri të Pyongyang.
Ai nuk ishte shfaqur në publik që nga 11 prilli./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...