Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Bëhet e ditur se Burnett krijoi dhe punoi së bashku me Trumpin në filmin amerikan, The Apprentice.
Ai gjithashtu ka punuar në shfaqje të njohura si Shark Tank, The Voice dhe Survivor, shkruan skynews.
Në një deklaratë, Trump tha: “Është nder i madh të emëroj Mark Burnett si të dërguarin special në Mbretërinë e Bashkuar”.
“Me një karrierë të shquar në prodhimin televiziv, Mark sjell një përzierje unike të mprehtësisë diplomatike dhe njohjes ndërkombëtare për këtë rol të rëndësishëm”, shtoi ai.
Sipas deklaratës, Burnett do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike, duke u fokusuar në fushat me interes të përbashkët, si tregtia, investimet dhe shkëmbimet kulturore.
Ndryshe, ky emërim vjen pasi Trump emëroi biznesmenin Warren Stephens për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...