Presidenti i 47-të i SHBA-ve Donald Trump i qëndron këmbëngulës vendimit për të lehtësuar ndikimin e tarifave të tij mbi prodhuesit amerikanë të makinave. Lajmi është bërë i ditur për mediat e huaja nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
“Kjo marrëveshje është një fitore e madhe për politikën tregtare të Presidentit duke shpërblyer kompanitë që prodhojnë në vend”, tha Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick në një deklaratë të dhënë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Presidenti Trump do të njoftojë masa për të ulur disa detyrime importi për pjesët nga jashtë që përdoren në automjetet e prodhuara në SHBA. Përveç kësaj, makinat e prodhuara jashtë vendit do të jenë ende subjekt i tarifave të automobilave, ato nuk do të preken nga taksa të mëtejshme si ato për produktet e çelikut dhe aluminit, raportoi më parë Wall Street Journal.
Trump do të mbajë një tubim në Michigan të martën për të shënuar 100 ditët e tij të para në detyrë. Ndërkaq në mandatin e tij të dytë si President, Trump i ka vendosur tarifat në qendër të planeve të tij ekonomike, duke e përshkruar atë si fjala më e bukur në fjalor./abcweb.al
Kurti para takimit me Hamzën: Përpjekje që javën e ardhshme ...
Hamza në Kuvend për takim me Kurtin rreth çështjes së Presid...
Osmani: Gjaku i të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit u bë thi...
Haxhiu bën homazhe në 28-vjetorin e masakrës së Likoshanit d...
PDK nuk ka emër konkret për president, përfundon mbledhje e ...
Sulmet nga SHBA-Izrael, mediat izraelite: Lideri suprem i Ir...