Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë

09:51 | 15 Maj 2026
E.K

Donald Trump ka përfunduar vizitën e tij shtetërore në China, duke u larguar me avionin presidencial Air Force One pas ceremonisë përcjellëse të organizuar në pistën e aeroportit.

Trump u pa duke zhvilluar një bisedë të shkurtër me ministrin e Jashtëm të Kinës përpara se të hipte në avionin presidencial amerikan.

Teksa ngjitej në Air Force One, në sfond dëgjoheshin brohoritje “Lamtumirë, lamtumirë, një lamtumirë e ngrohtë”, ndërsa dhjetëra të rinj valëvitnin flamuj të Kinës dhe SHBA përgjatë tapetit të kuq.

Pas përfundimit të ceremonisë, stafi amerikan mblodhi të gjitha distinktivat dhe gjilpërat e akreditimit të lëshuara nga autoritetet kineze për gazetarët, duke i hedhur ato në një kosh së bashku me telefonat e përdorur nga stafi gjatë vizitës.

Vizita e Trump në Kinë u ndoq me interes të lartë ndërkombëtar, mes diskutimeve për marrëdhëniet mes dy fuqive botërore dhe zhvillimeve të fundit gjeopolitike.

Shpërndaje në rrjete sociale