Shërbimi sekret i SHBA-ve është duke u përballur me një krizë të parave për shkak të kostos së lartë të mbrojtjes së Presidentit Trump, shtëpive të shumta dhe familjes së madhe.
Randolph Ailes, shefi i shërbimit, tha për USA Today se më shumë se 1,000 agjentë nuk kanë arritur të paguhen në lidhje me punën e bërë jashtë orarit për shkak të ngarkesës së madhe, transmeton portali arbresh.info
Me 150 krerë të huaj për shkak të kovergimit në Nju Jork gjatë muajit të ardhshëm për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kërkesat për shërbim janë duke u shtuar.
Trump ka udhëtuar pothujase çdo fundjavë në pronat e tij në Florida, New Jersey dhe Virxhinia, përderisa shërbimi sekret siguron edhe mbrojtjen për fëmijët e tij të rritur në udhëtimet e tyre të biznesit dhe kur ata ndodhen në pushime.
Nga e gjithë administrata e tij, 18 janë anëtarët e familjes që kanë mbrojtje nga shërbimi sekret.
“Presidenti ka një familje të madhe dhe përgjegjësia jonë kërkohet me ligj”, tha Alies. “Nuk mund të ndryshojmë këtë.”
Alies ka filluar kërkimin e fondeve shtesë nga Kongresi, ndërsa ka shtuar se është në negociata me anëtarët kyç për të rritur pagat e punëtorëve të cilët punojnë edhe jashtë orarit, duke i bërë ato nga 160 mijë dollarë në vit, në 187 mijë.
Ai ka shtuar se kjo rritje e pagave ‘duhet’ të aplikohet deri në fundin e mandatit të Presidentit Trump./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...